Europa përfshihet nga moti ekstrem… në Spanjë 46 °C, në Itali vapa i merr jetën një punëtori 44 vjeçar

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë thuajse të gjithë kontinentin europian, i ka marrë jetën të paktën një personi deri më tani. Një punonjës i shërbimit të qytetit në Lodi të Italisë fqinje, humbi jetën gjatë orarit të punës, si pasojë e temperaturave që i kalonin mbi 40 gradë celcius.

Në jug të Italisë veçanërisht, termometri ka shënuar deri në 45 gradë, në zona si Sardenja e Siçilia.

Në Spanjë ndërkohë, termometri ka treguar 46 gradë celcius në disa zona, duke bërë që qytetarët të gjejnë “shpëtim” nëpër plazhe, shatërvanë e pishina… ose të mbyllur në shtëpi.