Ka përfunduar me një falenderim në rrjetin social ‘X’, çështja e dërgimit të zjarrfikësve shqiptarë në ndihmë të Greqisë, për përballimin e flakëve atje.
Pasi refuzuan e mandej ndërruan mendje për të pranuar ofertën për ndihmë nga Shqipëria, Athina zyrtare ka reaguar përmes kryeministrit Mitsotakis. Ky i fundit ka shkruar në ‘X’ (më parë twitter) duke falenderuar Shqipërinë që po dërgon trupa në ndihmë të Greqisë.
“Falenderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. shkruan kryeministri grek.
Our thanks go out to Albania, for sending to Greece 48 firefighters and 9 vehicles to join us as we fight the wildfires in Alexandroupoli. Thank you, Albania. ????@ediramaal
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) August 23, 2023