Për tre muaj me radhë Kristiana qau ditë e natë… kishte pritur 5 vite për t’u bërë me fëmijë, por kur Melisa e saj erdhi në jetë, një problem serioz shëndetësor i rrezikonte jetën.
Për tre muaj kjo nënë qau pranë inkubatorit ku qëndronte e bija. Për tre muaj me radhë nuk mundi dot ta marrë në krahë të bijën, të cilën e kishte pritur për vite e vite me radhë.
“Shqiptarët për Shqiptarët” rrëfyen historinë e dhimbshme të vogëlushes. Brenda një kohe rekord, mijëra shqiptarë iu bashkuan kalvarit të bamirësisë dhe ia mundësuan kurimin Melisës së vogël. Vogëlushja u nis po në inkubator përmes avionit spitalor.
Kanë kaluar prej asaj dite disa muaj dhe më në fund, një lajm që na gëzon pa masë. Melisa vogël është rikthyer në atdhe, e shëruar dhe shëndoshë e mirë. Tanimë është Kristiana ajo që mban në krahë të bijën.
E teksa falenderon këdo që ndihmoi dhe u lut për vajzën e saj, kjo nënë s’mundet dot të mbajë lotët e gëzimit…ndiqini momentet prekëse