“Nuk e prisja që të mblidheshin paratë kaq shpejt… falë Zotit e të gjithë shqiptarëve, që kontribuan në kohë kaq të shkurtër, u arrit qëllimi, të niset djali drejt Italisë.”
Këto janë fjalët e një babai që u përball me një sprovë të jashtëzakonshme… i biri veçse 10 muajsh, është i prekur nga një sëmundje e rëndë e cila rrezikon t’ja marrë jetën. Por me publikimin e rastit nga “Shqiptarët për Shqiptarët”, rasti mori udhën e duhur. Brenda një kohe të shkurtër, mijëra shqiptarë zemërmirë u bënë bashkë për Dionin e vogël, i cili u nis për kurim drejt Italisë.
Natën e largimit të Dionit drejt shtetit fqinj, prindërit e tij dhanë këto mesazhe.
“I falenderoj të gjithë shqiptarët, që na ndihmuan në këto ditë të vështira. Spitali na ka dhënë shumë shpresa për ta kuruar djalin. Mbetemi me shpresë në Zot dhe tek mjekët, që djali të kurohet. Ju faleminderit, të gjithëve.”-tha babai i Dionit.
“Sonte nisemi për në Itali, për një kurim më të mirë për djalin. Shpresa jonë ishte vetëm të iknim jashtë shtetit… me shpresën në Zot, lutemi të kthehemi krahëplotë dhe me gëzim”-tha nëna e Dionit.