“Falenderova Allahun kur mësova që më kishin shpëtuar vajzën” Rrëfimi i babait që priti 147 orë për të bijën në Turqi

Një prej shumë fëmijëve që u shpëtuan gjallë nga rrënojat e tërmetit ishte dhe Eylül Kılıç, e cila u nxorr nga ekipet e shpëtimit 147 orë pas lëkundjeve në Turqi. Babai i 10 vjeçares qëndroi pranë rrënojave dhe në momentin kur e bija doli nga gërmadhat, babai dëgjoi fjalët “gjetëm një vajzë”.

“Që nga ajo ditë e deri kur jam bashkuar me vajzën time i jam drejtuar Allahut dhe i jam lutur. Gjatë këtij procesi janë bërë lutje si në Nizip ashtu edhe nga të gjithë njerëzit në mbarë vendin. Edhe ekipet tona kanë bërë shumë përpjekje. Unë asnjëherë nuk e humba shpresën. Më erdh një ndjenjë sikur Eylül ndodhej pranë meje. Unë nuk u largova kurrë nga ajo zonë. Derisa ndodhesha pranë rrënojave, kur dëgjova zërin ‘e gjetëm Eylül-in’ falënderova Allahun duke i bërë sexhde me lot në. Ishte një ndjenjë shumë e bukur e cila nuk mund të shpjegohet. Sikur ato rrënoja ishin mbi mua dhe m’u hoqën.”-rrëfeu babai i 10 vjeçares në një intervistë për Anadolu.

Burri tregoi më tutje se për dy ditë me radhë, vajza e tij nuk ia lëshonte dorën… edhe kur ishte në gjumë. Vajza vogël lëshoi një pëllumb të bardhë këtë fundjavë, si një shenjë falenderimi për të gjithë ata që u lutën për të dhe ekipin e kërkim shpëtimit që e nxorri nga rrënojat.