14 prill, 2024. Mirsida merr të birin 9 vjeçar dhe shkon të shtrihet. I shoqi ndodhej në kuzhinë dhe po shikonte televizor. Mirsada i thotë bashkëshortit Jakupit, që të mos vonohej.
Nëna e dy fëmijëve shtrihet me djalin dhe e zë gjumi. Kur ajo zgjohet ishte mesi natës. Tymit kishte mbuluar dhomën. Mirsada vrapon drejt kuzhinës ku kishte folur për herë të fundit me të shoqin. Kur ajo hap derën, flakët i prekin fytyrën.
Fatkeqësisht, Jakupi nuk mundi të dalë dot më nga shtëpia e tij…. ai u gjend të nesërmen nga zjarrfikësit, ndërsa e shoqja me djalin në krahë, lutej e shpresonte se i shoqi kishte arritur të shpëtonte.
Mirsida tanimë jeton në kushte të vështira. I shoqi, ai që sillte ushqimin në shtëpi, iku nga kjo botë. Babai i Mirsidës i ka hapur derën të bijës, nipit e mbesës, por mundësitë e tij janë të pakta.
E teksa nëna e dy jetimët ndodheshin në emisionin “Për Shqiptarët”, një telefonatë mbërrin në studio. Një grua flet nga ana tjetër e telefonit e cila përcjell një lajm që solli lot gëzimi për Mirsadën dhe dy fëmijët e saj jetimë.
Marina: Ka një telefonatë, regjia më njofton.
Mërgimtarja: Alo mirmbrëma.
Marina: Si jeni zonjë? Mund të prezantoheni.
Mërgimtarja: Jam Arbnora, me banin në zvicër me origjinë nga Prizreni. Jemi duke e ndjekur emisionin dhe jam prekur shumë nga rrëfimi i Mirsadës. Në pamundësi që të jem unë aty sot, e ftoj Elvisin të shkojë tek butoni, sepse kam një lajm të bukur. Në emër të vëllait tim, kushtrimit, dua t’ju them familjes së Mirsadës, se pas gjithë asaj tragjedie e sakrificës së kësaj nëne, im vëlla ka dashur t’i dhurojë një banesë të re në Shkodër. Kam dhe një surprizë tjetër, familja do të ketë dhe një pension mujor prej 200 eurosh.