Vogëlushi në foton e mëposhtme quhet Andi. Është shqiptar i Kosovës. Është e dhimbshme ta shohësh në këtë gjendje. Vogëlushi 1 vjeçar ka probleme me zemrën dhe shpresa e vetme për kurimin e tij është dërgimi jashtë shtetit, për trajtim të specializuar.
Familja e Andit nuk i ka mundësitë financare për të përballuar kostot, e në këto kushte i lutet shqiptarëve për ndihmë.