Familjarët e kërkonin prej 2 ditësh, ky është i moshuari i cili u gjet i vrarë në një humnerë në Memaliaj

Personi në foton e mësipërme quhet Faik Hajdini, i gjetur mëngjesin e të martës pa shenja jetë në një humnerë në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

72 vjeçari i ndjerë rezulton se është vrarë dhe më pas hedhur nga autori i ngjarjes. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja të goditjes me mjet prerës, të dyshuar sopatë apo thikë.

Familja e kërkonte prej 2 ditësh të moshuarin. Policia njoftoi se e ka identifikuar autorin e krimit dhe është vënë në ndjekje të tij.

“Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”-njofton policia.