Fanellat e lojtarëve kuqezinj që luajtën në ndeshjen e parë të Europianit kundër Italisë, janë vendosur në ankand për këdo që ka dëshirë t’i ketë.
Shumë fansa shqiptarë nga nga të gjitha anët e botës kanë hyrë në një ‘luftë’ se kush do të arrijë të marrë në shtëpi bluzën e yllit të momentit, Nedim Bajramit.
25 vjeçari shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë në histori, si më i shpejti gol i realizuar në të gjitha kampionatet e mëparshme europiane.
Në ankand aktualisht bluza që veshi Bajrami gjatë ndeshjes me Italinë, ka arritur deri në 2100 euro. Bluza e Brojës vjen më pas, me një ofertë që ka arritur në 800 euro.