Fëmija 5 vjeç në spital me tumor: Nënë e babë mbushen në lot gëzimi, Elvisi u jep lajmin e mirë

Pas shumë e shumë muajsh vuajtje, një dritë shprese për zemrën e kësaj nëne, për zemrën e këtij babai të vuajtur.

Nga studio e emisionit “Për Shqiptarët” Elvis Naçi i dha lajmin e mrekullueshëm Besjanës e Eltonit, se fondet e nevojshme për kurimin e djalit të tyre 5 vjeçar, Indritit, janë mbledhur falë kontributeve të njerëzve zemërmirë.

Elvisi: Është një situatë e vështirë vëllezër e motra, të gjithë zemrat tona janë me lot… një djalë i vogël, një fëmijë shqiptar i yni, Indriti. Ai po vuan shumë, ka kriza. Unë po u them të gjithë vëllezërve dhe motrave që po na ndjekin, ju jeni bamirës, njerëz të mirë. Ne po ju drejtohemi dhe juve e falë Zotit ne jemi me mijëra, pasi këto shifra të mëdha është shumë e vështirë që ne t’i përballojmë. Ne jemi krenarë. Nuk ia keni idenë sesa sakrifica ka çdo javë. I gjithë stafi i Fondacionit Firdeus e Top Channel është në këmbë, për të kontaktuar me njerëzit që kanë më shumë nevojë, për t’ja parë hallin e tyre, për t’i zgjidhur ato. 160 mijë euro janë shumë, por kur vjen puna tek bamirësit shqiptarë, ato janë pak, sepse zemra e shqiptarit është më e madhe se kjo shumë. Neve sot na takon të gëzojmë, sepse kjo shifër është arritur. Për Indritin lekët janë arrirë.

E me këtë lajm të gëzueshëm, nëna e Indritit të vogël mbushet në lot. Ende s’mundet ta besojë se më në fund, pas shumë e shumë vuajtjesh, ka një dritë të madhe shprese. Se pas frikës konstanste se i biri mund t’i ikë nga momenti në moment, erdhi dita që ajo të besojë më shumë se kurrë në Zot, që ajo të lutet edhe më shumë për shërimin e  plotë të djalit të saj.

Eltoni po ashtu, nis të qajë, i heshtur, por përmes syve që i mbushen në lot. Varfëria dhe pamundësia e mundën dhe ia morën shpresat, por tanimë shpresën e rigjeti falë bamirësisë së mijëra e mijëra shqiptarëve që u bënë bashkë për një qëllim, shpëtimin e jetës së djalit të tij.