Fier: 38 vjeçari rrëmben e tenton të dhunojë të 27 vjeçaren…nëna ndërhyn por rrihet nga i biri

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ka tentuar të përdhunojë një të re e madje ka rrahur dhe nënën e tij, e cila ka tentuar të ndalojë të birin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizë. 38 vjeçari e ka rrëmbyer 27 vjeçaren dhe e ka sjellë në banesën, ku dhe ka tentuar ta përdhunojë. Nëna e 38 vjeçarit ka ndërhyrë, por është rrahur nga i biri.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.