Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesnatës në rrugën “Fier- Seman”, atje ku një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.
Shtetasi me inicialet K.S udhëtonte me motorin e tij në momentin kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një i ri 22 vjeçar me inicialet A.G.
Ky i fundit pasi ka përplasur për vdekje 50 vjeçarin, ka lënë makinën e tij në vendin e ngjarjes dhe është arratisur. Burri ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun që është arratisur në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.