Një ngjarje trishtuese ka ndodhur së fundmi në qytetin e Fierit, atje ku një fëmijë i mitur është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1maji”, ndërsa fëmija 12 vjeçar udhëtonte me biçikletë.
I mituri është dërguar në spital, ndërsa shoferi i automjetit u dërgua në ambientet e policisë për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.