Fier: Shoferi makinës përplas oficerin me motor, polici përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Fier, atje ku një shtetas me inicialet R.S, ka aksidentuar një oficer policie që udhëtonte me motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërsa oficeri i policisë ka përfunduar në spital

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”-njoftuan autoritetet.