Fier, tre anëtarë të familjes lëndohen rëndë nga shpërthimi i bombulës, flasin fqinjët

Tre anëtarë të një familje në Fier (burrë e grua me të bijën) janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi këtë mëngjes.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal ndërsa më vonë u nisën në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fqinjët treguan se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa të lënduarit kanë qenë të mbuluar në gjak në fytyrë e duar.

“Unë e kam shtëpinë pak më larg. Dëgjova zhurmën e madhe…shpërthimin. Dëgjova zhurmë që po qanin. E kam kunat. U mblodhën njerëzit. Çfarë të shikonim: gjak nga fytyra dhe gjak nga duart. Vajza është djegur më shumë. Bombola ka qenë nga jashtë shtëpisë. Erdhi Policia dhe ambulanca menjëherë se i lajmëruam.”, thanë fqinjët.