Elvisi diskuton në serinë e radhës në podcast relatat mes babait dhe të bijës, më konkretisht raportin e Profetit Muhamed a.s dhe vajzës së tij më të vogël, Fatimesë.
Pak para se të ndërronte jetë, i Dërguari i Zotit i kërkon të bijës t’i afrohet, pasi kërkonte t’i thoshte diçka që askush nuk duhet ta dëgjonte veç të bijës. Fjalët e Profetit e mbushën në lot Fatimenë. Të gjithë të pranishmit e vunë re këtë moment. Por ajo që habiti këdo, ishte momenti kur Fatimeja iu afrua sërish të atit dhe pasi dëgjoi atë që i tha, nisi të qeshë.
Fatima nuk tregoi asnjë fjalë nga mesazhet që i dha i ati derisa ai ishte gjallë. Me largimin e Profetit Muhamed nga kjo botë, ajo i tregoi Aishes se çfarë i tha Pejgamberi.
Më poshtë gjeni të zbardhur historinë e kësaj bisede:
Profeti ynë humbi 6 fëmijë. Sa ishte gjallë, Muhamedi alejhi selam, kishte një fëmijë, Fatimen. Dua ta ndalemi pak, tek dashuria babë- vajzë.
Elvisi: Pejgamberi s’mund të themi se Fatimen e donte më shumë se të tjerat. Sepse ai vetë i ka këshilluar të tjerët që fëmijët t’i duan njësoj, t’i respektojnë njëlloj.
Kur u nis që emigroi nga Meka për në Medine, e kanë plagosur. Muhamedi a.s tha është vajzë shumë e dashur për mua, sepse është e para që plagoset nga familja ime. Të gjithë fëmijët duhet njëlloj, por Fatimeja ishte më e përkëdhelura sepse ishte më e vogla.
Fatimeja jetoi më shumë se motrat e veta. Ne thamë që të trija vajzat Pejgamberit, i kanë vdekur në Medinë. Fatimeja pati jetë më të gjatë, në raport me kohën, por jo me moshën. Kur erdhi koha për të ndërruar jetë Pejgamberi alejhi selam,
Pejgamberi kur vinte Fatimeja për vizitë, sa e shikonte tek dera, çohej në këmbë, e puthte në ballë dhe e ulte tek vendi ku qëndronte ai. Për t’i treguar përkëdheljen e dashurinë e tij të madhe.
Një rast ndodhi vetëm, kur Pejgamberi nuk u çua në këmbë, nuk e puthi dot në ballë dhe nuk e uli në vendin ku rrinte ai ulur… sepse ai ishte i shtrirë. Ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Fatimeja sa e pa babain që nuk lëvizi, e kuptoi menjëherë.
Pejgamberi megjithëse ishte në çastet e fundit, i bën shenjë. I thotë ‘bija ime afrohu, dil në të djathtën time sepse dua të të them diçka ty, askujt tjetër’
Fatimeja u afrua. I tha diçka që asnjë nuk e dëgjoi, por Fatimenë të gjithë e panë teksa i rridhnin lotët.
Pejgamberi i thotë sërish, afrohu bija ime… çuditërisht nga e qara, Fatimeja filloi të buzëqeshë.
Njerëzit u çuditën. Kur mbaroi takimi, e pyetën, pse qau dhe pastaj qeshi. Ajo i tha, nëse Pejgamberi e im atë donte ta bënte publike, s’do të ma thoshte veç. Pejgamberi ishte ende gjallë, ajo ruante amanetin e të atit.
Pasi ndërroi jetë Pejgamberi, njerëzit e pyesnin. Aishja e ka pyetur në veçanti.
Fatimeja i tha se kur u afrova në fillim, babai më tha “bija ime, babait tënd i ka ardhur koha të udhëtojë tek Zoti i Gjithësisë… por t’i mos u mërzit, sepse Pejgamberin e Zotit e ke baba, e ke shembull në familje që duhet ta ndjekësh dhe do të jesh e shpëtuar.
Qava shumë tha Fatimeja, kur kuptova se babai do të ikte. Aisheja e pyet, po përse qeshe?
Babai më tha “bija ime, pushoi lotët… sepse ti do të jesh e para nga familja ime që do të më takosh në botën tjetër”.
Pra Fatimeja qeshi kur dëgjoi këto fjalë nga Pejgamberi.
Dua të të bej një pyetje… nëse shkojmë sot tek mjeku dhe ai të thotë ke 6 muaj jetë, si rasti i Fatimes. Dikush mund të thotë po jo se do të ikë në xhenet etj… një sekondë, sërish do të ndahesh nga kjo botë. Ne nuk e duam vdekjen, do të ndahesh nga familja, nga fëmijët. Kjo gjë është kaq madhështore saqë unë nuk di ta shpjegoj. Të lutem më shpjego se ku i buronte kjo forcë që buzëqeshi.
Elvisi: Realisht Fatimeja ka vdekur 6 muaj më vonë. Ai që na ka krijuar… a e ke parasysh prindin me fëmijën e vet? Mërzitet, hidhërohet, e thotë ndonjëherë fjalën e fundit, por në fund të ditës, thotë është evladi im… e kështu, Krijuesi thotë, ai është njeriu im.
Thelbi që dua të kuptoj është, të gëzohesh që do të ikësh nga kjo botë… do të lesh krijesat që solle në jetë, këtë botë. Dhe ti je i/e gëzuar (si Fatimeja). Ç’është kjo dashuri që nuk mbaron në këtë botë?
Elvisi: Edhe dashuri, por edhe devotshmëri. Nëse në njëfarë kohe të caktuar, po themi 1 vite, 2, 3 apo 5 vite, ti bën një jetë islame dhe në të përgjithshmen e jetës tënde nuk hyn në gjynahe dhe nuk të kanë mbërthyer veset … ti nuk e ke shumë problem të vdesësh. Ma beso këtë. Në vendin ku jetojmë, vesi e ka kokën gjithandej. Por çfarë bën gjynafi. Ta helmon zemrën dhe ta bën vdekjen të frikshme.
Ne po flisnim për Fatiman, njërën nga gratë më të larta në xhenet. Mos prit që çdo musliman e muslimane të qeshi kur i vjen (lajmi) për vdekjen.
Dëgjo vëlla i dashur, ne po flasim për të Gjithëmëshirshmin. Ne, ndonjëherë nuk ia kemi idenë se për kë flasim. Po flasim për Zotin tonë.
Mendoje për një moment një shembull, për një njeri që e don shumë. Do të mundohesh maksimalisht që atij personi mos t’i hyjë një gjemb në këmbë.
Sunduesi i madh, Absolut, kur ia bjen sprovën atij që e don, në të njëjtin nivel ia lehtëson. Dhe Fatimeja nuk është e logjikshme në atë që ka bërë… por Forca e të Madhit Zot. Ajo në atë kohë ishte në të 20-tat. Në lule të rinisë. Zoti i dha forcë.