Finalja Angli-Spanjë, 45 minutat e para përfundojnë pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales mes Spanjës e Anglisë. Në 45 minuta nuk u bë asnjë goditje në portë nga ana e asnjërës skuadër, teksa lojtarët tentojnë të jenë të kujdesshëm e të mos rrezikojnë.

Spanja u shfaq dominante në kontrollin e topit, por nuk rrezikoi për asnjë moment portën e mbrojur nga Pickford. Vetëm pranë minutave të fundit Morata arriti të depërtojë në zonën e rreptësisë, por sërish u bllokua nga mbrojtja e anglezëve, e cila në këtë pjesë të parë ka qenë e pathyeshme