Finalja, fati në krah të Real Madrid, momentet kur Dortmund ndalet nga… shtylla

Ka përfunduar pa rrjeta të prekura pjesa e parë e finales së madhe të “Champions League” mes Dortmund dhe Real Madridit.

Gjermanët kanë dominuar thuajse të gjithë pjesën, duke humbur të paktën 3 raste të pastra goli, përfshi këtu dhe një goditje shtylle.

Mund të thuhet se fati ka qenë në anë të madrilenëve të cilët nuk kanë rrezikuar portën e Borusia Dortmundit në 45 minuta lojë.