Ora 4 e mëngjesit. Matilda ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë, kur dhimbjet e kapluan. Dhimbjet nuk u ndalën, përkundrazi, vetëm shtohehin. Burrë e grua nisen drejt spitalit dhe me vete marrin dy vajzat e tyre të mitura. Pas vizitës, mjeku i thotë Matildës se është drejt abortit.
Nëna hyn në operacion dhe në jetë vjen Valdrini. Peshonte veçse 850 gramë. Matilda nuk mundi të dëgjojë të qarën e të birit, pasi ai hyri menjëherë në inkubator.
Sot e prej një muaji, vogëlushi ndodhet në reanimacion, pas mushkëritë e tij janë prekur nga një sëmundje e quajtur displazia bronkopulmonare.
Në emisionin “Për Shqiptarët”, Matilda dhe i shoqi Sajmiri, kanë rrëfyer momentet e vështira me të cilat përballen.
Sajmiri: Jemi në një ankth të madh. Nuk e dimë sesi do t’i ketë saturimet (oksigjenin në gjak). Mjekët thonë që gjendja është shumë e rëndë, se ka nevojë për trajtim më të specializuar që në Shqipëri nuk bëhet. E vetmja mundësi është, sipas mjekëve, që Valdrini të ndiqet në një spital më të specializuar.
Matilda: Djali është në reanimacion. Unë si nënë, mund të shkoj njëherë në çdo tre orë. Kjo është një situatë shumë e rëndë për ne. Kur ne shkojmë aty, nuk dimë sesi do ta gjejmë.