Fjalët e jetimit 7 vjeçar: Ëndërroj të kem një krevat, i imi është me gropa sepse e kanë ngrënë minjtë

Me dritën e qiririt që e përdor për të bërë detyrat e për të ngrohur duart, Agimi vogël rrëfen me zërin që i dridhet ëndrrat e tij. 7 vjeçari humbi të atin 2 vite më parë dhe jeton në kushte mizore me motrën 3 vjeçe e të ëmën, Dafinën.

Ky fëmijët jetim nga fshatin Golem i Lushnjes ka për ëndërr që të ketë një krevat, sepse i tiji është ngrënë e bërë gropa gropa nga minjtë që i kanë pushtuar shtëpinë. Frikë ka se mos vjen dita kur tavani i shkatërruar mbi kryet e tij, të motrës e të nënës nuk mban më dhe u merr jetën të treve.

“Këtu kushtet janë shumë të këqija, sepse ne kemi dhe shumë frikë natën, se mos na zë tavani brenda. Unë ëndërroj që të kem një krevat, sepse këto krevate tonat janë me gropa, i kanë ngrënë minjtë”