Në prag të Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi është ngritur edhe në Nju Jork të SHBA-ve.
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Manhattan për të shënuar ditën e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoni morën pjesë personalitete, përfaqësues të organizatave dhe komunitetit shqiptar.