Flasin babai e familjarët e Alba Cenkos, nëna e dy fëmijëve që humbi jetën nga duart e të shoqit në Greqi

Baba i Alba Cenkos, 32 vjeçares që u vra në mënyë makabe nga bashkëshorti në Athinë, ka treguar se çfarë ka folur për herë të fundit me të bijën.

Në një intervistë për Neës24, ai tha se me autorin e krimit, dhëndrin e tij Kastriotin, ka folur çdo ditë pas zhdukjes së të bijës, pa e ditur se 39 vjeçari ishte ai që i kishte vrarë të bijën. Babai i të ndjerës rrëfen se në diskutim me 39 vjeçarin, ky i fundit shtirej duke pyetur të moshuarin nëse e bija kishte ardhur në Shqipëri tek familja e saj.

“Nuk kemi folur me vajzën, na ka mashtruar Kastrioti, burri i vajzës sime. Kam folur me Albën për herë të fundit ditën e premte. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefonin e ka pasur vet. Na thoshte e ka goca po nuk e hap. Mashtrues. Ai më tha ka ikur vajza dhe më pyeti a ka ardhur tek ty. Po pse çfarë u bë vajza i thashë “pulë, erdhi gjeti një kokërr gruri dhe e hëngri”. Neve na ka shqetësuar dhe jemi shumë të revoltuar. E kemi lënë në dorë të ambasadës të bëhet çfarë të bëhet. Bëmë denoncimin në ditën e hënë. Fëmijët i kanë çuar te xhaxhai i madh”, tregoi ai.

Një tjetër familjare e afërt e viktimës, rrëfeu se ata kanë dyshime dhe tek nëna e Kastriot Cenkos. Ajo tregoi se kur një prej motrave të Albës fliste në telefon me autorin e krimit, nëna e tij ndërhynte në telefon. E afërmja e 32 vjeçares ka dyshime se nëna e Kastriotit e dinte se çfarë ka ndodhur me Albën.

“Jam e afërme me të ndjerën, madje kam prova, kemi bërë video duke folur motra e Albës me atë monstrën në telefon dhe dyshojmë se ka gisht dhe e ëma e Kastriotit sepse ndërhynte duke folur në telefon. Dyshimi ynë është për të ëmën. Na ka ardhur shumë keq, ishte shumë e mirë e ndjera, jo si thoshte ai monstra”, tregoi ajo.