Hajria e Ganiu nuk kanë fëmijë, por rrëfimi i historisë së tyre të dhimbshme bëri bashkë plot shqiptarë që t’i dilnin në ndihmë.
Burrë e grua, jetuan mes skamjes në një ‘shtëpi’ që vështirë ta quash të tillë. Çifti i të moshuarve qëndronin në një divan që shërbente si krevati i tyre, ndërsa kulmi ishin shkopinjtë që mbanin në këmbë “çatinë” e tyre të vetme, një copë e gjatë plastmasi që i ruante prej shiut.
Elvisi e Fatma vizituan të moshuarit, të cilët i treguan sesi ia kishin dalë të jetonin në të tilla kushte të vështira, shpesh herë edhe pa ushqim.
Por këto pamje tepër të dhimbshme, tanimë i përkasin të kaluarës. Ganiu e Hurma, do të jetojnë jetët e tyre në këtë shtëpi të re, një shtëpi e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës.
Ganiu e Hurma mbushen në emocione, teksa Elvisi e Fatma i tregojnë shtëpinë e tyre të re.
Elvisi: Ta gëzoni shtëpinë, sa ta keni jetën. Të keni shëndetin, të keni harmoninë dhe të harroni atë ferr ku ishit.
Hajria: Na fal o bir, o Elvis, që të shqetësuam. Edhe ty Fatma. Nuk besoj të keni parë ndonjëherë ashtu. Na ka ruajtur Zoti.
Fatma: Një gjë më ka mbetur në mendje. Më tregojë që çoheshe për syfyr (gjatë muajit të Ramazanit) dhe shikoje që atë ushqim që kishe ruajtur, ta kishte ngrënë qeni.
Hajria: Po. Errët ishte atje, nuk kishte asgjë.
Fatma: Ta them sinqerisht nga zemra. Unë nuk kam parë një çift si ju, burrë zotni e grua zonjë. A do të na pranosh një lutje? Juve nuk keni fëmijë dhe unë shpresoj që të na pranosh, sa herë që të keni një problem të nja njoftoni e të na pranoni si fëmijët e juaj…
Hajria: Faleminderit shumë. Zoti i madh ju dhëntë shëndet
Elvisi: Hajrie, për çdo gjë do të telefonosh Fatmën. Mos e kij merak, jemi tonët. Ne e kemi thënë që përveç shtëpisë, ne do ju vendosim një pension, që muaji juaj të mos kalojë në vështirësi, por si të gjithë shqiptarët.