Festat e fundvitit kanë sjellë ndjeshëm rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë që janë rikthyer në vendlindje.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, kanë hyrë mbi 3 mijë persona. Në dalje janë regjistruar afro 1700 persona.
Për të përballuar fluksin në rritje, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve në Kapshticë.
Pritet që gjatë festës së Krishtlindjeve në fundjavë, të ketë një fluks edhe më të lartë të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia.