Ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar në republikës e Shqipërisë është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe për pushimet e fundvitit.
Brenda 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë mbi 5600 shtetas dhe kanë dalë 2527 të tjerë.
Pritet që numri i shqiptarëve që rikthehen në vend të rritet gjatë orëve në vijim, pasi qindra mijëra shqiptarë kthehen në atdhe për festat e fundvitit.
Gjatë orëve të ditës autoritetet në Kapshticë kanë punuar me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin e punës.