Virozat e stinës janë shtuar ndjeshëm në të gjithë vendin. E duket se dhe ulja e beftë e temperaturave ka sjellë dhe shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur nga gripi e virozat në sistemin respirator. Vetëm në spitalin pediatrik të Tiranës ka deri në 400 raste në ditë me fëmijë të sëmurë.
Në Shkodër po ashtu ka një numër në rritje të pacientëve që janë paraqitur nëpër qendrat spitalore. Sipas mjekëve atje ka patur afro 500 pacientë që janë shfaqur brenda javës së parë të këtij viti me shenja të virozave të ndryshme. Grupmoshat më të prekura atje janë të miturit.
Njëlloj në Fier, është regjistruar një numër i lartë i personave të prekur nga virozat e stinës. Në 10 ditët e para të këtij viti numërohen afro 1250 vizita, ndërsa brenda ditës numri i pacientëve i kalon edhe 150. Shumica e të prekurve në Fier duket se janë të moshuarit, shumë prej të cilëve paraqiten në spital me shenja të rënduara edhe për shkak të sëmundjeve shoqëruese.