Foshnja 6 muajshe niset për kurim falë bamirësve, momenti përlotës kur nëna mëson lajmin

Brenda 48 orëve shqiptarët kanë bërë sërish të mundur mrekullinë, i dhanë shansin e jetës një vogëlushi që ende nuk i ka mbushur 6 muaj.

Eyden tanimë është nisur për kurim të specializuar në Italinë fqinje.

Vogëlushi u hospitalizua në vdekje klinike, por falë Zotit u rikthye në jetë në spital. Një problem në lindje tek zemra e vogëlushit, solli që një prej arterieve që furnizojnë aortën, të dërgonte gjakun në mushkëri. Nëna e Eyden u lut për ndihmë përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”. E falë Zotit, bamirësit iu përgjigjën. Mijëra e mijëra shqiptarë zemërmirë dhanë nga vetja për t’i dhënë shansin e jetës foshnjes 6 muajshe.

Vilma, nëna e vogëlushit, mbeti pa fjalë dhe u mbush në lot në momentin kur mori vesh lajmin.

Ndiqni këtu momentet mjaft prekëse.