Pesha e dhimbjes është shumë e madhe Samedinin e Arikumen. Familja Krasniqi u bekua veç pak muaj më parë me ardhjen e vajzës së tyre, Arborën. Por ditët e gëzimit janë tashmë pas, duken si një e shkuar e largët. Arbora është veçse 7 muajshe. Ndodhet e shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët i kanë thënë prindërve të vogëlushes se vajza ka shpresa të mëdha nëse niset urgjentisht drejt spitalit të specializuar në Itali… por shuma e nevojshme për kurimin e Arborës, është thjesht e pamundur për familjen Krasniqi.
E kështu pesha e vuajtjes shtohet edhe më shumë, kur përballë ke lotët e fëmijës në kokë mendimin se je i pafuqishëm për t’a larguar të keqen nga fëmija. Në këto kushte, familja Krasniqi i është drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”. Të dëshpëruar, burrë e grua shpresojnë se shqiptarët bamirës nuk do ta lënë pa ndihmuar vajzën e tyre.
Ky është mesazhi me të cilin ata i janë drejtuar shqiptarëve:
Me lot ne sy po e shkruajme kete lutje! Ne jemi dy prinder nga Kosova qe i lutemi me shpirt cdo shqiptari ta shperndaje kete lutje tonen! Allahu para 7 muajsh na bekoi pas shume shume vitesh pritje me nje vajze, Dita qe Erbora lindi ne ishim prinderit me te lumtur ne bote, imagjinoni sa vite e vite pritje. Kur e morem lajmin se ishte vajze, u lumturuam pa mase dhe gezonim si femije. Çdo dite e pritnim te dilte ne jete, derisa u shfaq si nje mrekulli ne duart tona. Por edhe pse Zotin e falenderojme prej 7 muajsh dergjemi dyerve te spitaleve, operacione, mjekime e gjilpera, lotet e Erbrores se vogel ngulen si thika ne zemer e shpirt.
Te pafuqishem per ta perballuar kete dhimbje iu drejtuam juve, shqiptare te mire, nuk do te donim kurre tua prishnim qetesine me kete status, por smundemi me, Erbrora ka nevoje edhe per ju kush te mundet per ndihme, ta shpetojme se zemra spo mundet me e te na falni se nuk po dime me as cfare te shkruajme.
Duhet te niset urgjent per Itali pasi aty na kane dhene shpresa te medha per jeten e saj. Shifra eshte mbi 120 mij euro, ne nuk mundemi ta perballojme, kemi shpenzuar gjithcka deri tani, e vetmja shprese per jeten e Erbrores jeni vetem ju. Cdo kontribuesi do t’i isha falenderues per te gjithe jeten, cdo njeriu qe lutet e cdo kujt qe e shperndan do ta falenderonim me lot ne sy.
Ne nuk e dime a do te qeshim me perseri, a do te gezojme sic gezuam kur moren lajmin se Erbrora po vjen ne kete jete, por cdo shqiptari te mire i jam borxhli me jeten time si baba, qe Erbrores me ia dhane shancin me jetu.
Ju lutemi kush e lexon le ta shperndaji, le te ndihmojme te jetoje, ne jemi vetem, por me Allahun dhe ju shpresojme shume. Ju kerkoj te falur krejtve qe jua kam prish diten por skam asnje mundesi tjeter vec jush.
Me respekt prinderit e Erbrores
Samedin dhe Arikume Krasniqi Prishtine