Foshnja e porsalindur ishte braktisur pranë punës së tij, historia prekëse e zjarrfikësit që e adoptoi vogëlushen

Një zjarrfikës ka adoptuar një foshnje të porsalindur të cilën e gjeti pranë stacionit të zjarrfikësve në Ocala Florida (SHBA). Zjarrfikësit po kryente turnin e natës kur dëgjoi alarmin se dikush kishte braktisur një foshnje aty pranë. Duke besuar se mund të ishte një alarm fals, burri doli jashtë dhe përpara vetes gjeti një vogëlushe të porsalindur, mbështjellë me një mbulesë.

“Pranë saj kishte një shishe të vogël, ajo thjesht po rrinte aty. E mora në krahë, pamë njëri tjetrin dhe kaq ishte. E kam dashur që nga ai moment”-tha zjarrfikësi.

Emri i vogëlushes është Zoi dhe që nga momenti kur zjarrfikësi e mori në krahë, vendosi ta adoptojë si vajzën e tij.

Por historia bëhet interesante kur media mësoi mbi historinë e zjarrfikësit. Burri me të shoqen përpiqeshin prej një dekade për të patur një fëmijë….por pa fat.

Zjarrfikësi e dërgoi foshnjen fillimisht në spital dhe shprehu dëshirën që të ishte ai dhe e shoqja prindërit e vajzës.

“U shpjegova autoriteteve se unë dhe ime shoqe kishim 10 vite që tentonim të bëheshim me fëmijë. U tregova se ishim regjistruar si një familje që kërkon të adopotojë”0shpjegoi zjarrfikësi për NBCneës.

Zjarrfikësi shpjegoi se kur i tha të shoqes mbi ngjarjen, kjo e fundit shpërtheu në lot. Dy ditë më vonë, burrë e grua mundën ta marrin fëmijën në shtëpinë e tyre, ndërsa mjekët i shpjeguan se korda umbelikale e vogëlushes ishte e lidhur me një lidhëse këpucësh.