Foshnja ndërroi jetë pasi ajo e braktisi në garazh, zbardhet dëshmia e nënës: Jam e pamartuar…

24 orë pasi u gjet braktisur në një divan të vjetër në garazhin e një pallati në Yzberisht, foshnja e një 30 vjeçareje ka ndërruar jetë, ndërsa kjo e fundit tashmë e ndaluar, ka treguar për hetuesit mbi ngjarjen dramatike.

Gruaja ka rrëfyer se është e pamartuar dhe se nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzaninë e mandej braktisur bebin, ka qenë pasi nuk ka dashur që fakti të merrej vesh nga familjarët, pasi ajo nuk është e martuar.

Hetuesit kanë dyshime se 30 vjeçarja e ka lindur foshnjen të vetme, pikërisht në vendin ku u gjet bebi që ndërroi jetë 24 orë më vonë. Gruaja më pas është kthyer në banesë.

Në dëshminë e saj para hetuesve, 30 vjeçarja nuk ka përmendur fare se cili është babai i fëmijës, por ka kërkuar që të mos identifikohet. Prej atje ajo është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.