Foshnja nga Kosova niset për kurim, nëna: Bëtë mrekulli për ne, Kajani do të kthehet shëndoshë e mirë

Javën që lamë pas në rrjetet sociale e emisionin “Për Shqiptarët”, bënë të njohur për shqiptarët, historinë e dhimbshme të Kajanit, një vogëlush 6 muajsh nga Kosova. Kajani vuante nga probleme në zemër e mëlçi dhe duhej larguar sa më parë për kurim të specializuar jashtë shtetit. Thirrjet për ndihmë nëna e Kajani i bëri në Natën e Kadrit, ndërsa shqiptarët anembanë botës iu përgjigjën lutjeve të saj.

Tanimë Kajani është nisur drejt Italisë fqinje për t’u kuruar. Pak para nisjes me të birin, nëna e Kajanit jep ketë mesazh.

“Ne sot po nisemi për Itali për shërimin e Kajanit. S’e kisha menduar asnjëherë se do të bëhej kaq shpejt e mundshme  me e dërguar djalin, por shqiptarët u bënë bashkë në kohë rekord për Kajanin. Nëse nuk do ta çonim për kurim, Kajanit i rrezikohej jeta.

Jam shumë e lumtur, do Zoti ka me pas shërim. Dua t’i falenderoj krejt shqiptarët që e kanë bërë të mundur këtë mrekulli për familjen tonë. Jam e bindur se ai do të kthehet shëndoshë e mirë. Ka luftuar deri më tani dhe nuk ka për ta lëshuar këtë mundësi.”