Foto, Dardha zbardhet nga dëbora

Këtë të shtunë zona malore e Dardhës në Korçë, është zbardhur nga dëbora. Gjatë natës së djeshme reshjet e shiut i kanë lënë vendin dëborës, ndërsa këtë mëngjes është punuar me borëpastruese për të hapur rrugën.

Sasia e dëborës nuk ka qenë e madhe duke mos sjellë probleme me qarkullimin rrugor.

Dy javët e fundit të këtij muaji kanë qenë të pazakonta. Fillimisht me temperatura të larta deri në 31 gradë, për t’u zëvendësuar më tutje me rënien e djeshme dhe rikthimin e të ftohtit që në zonat malorë ka shkuar deri në minus 1-2 gradë celsius.