Foto, fushat e orizit shndërrohen në një art të pazakontë në Tajlandë

Një sërë fushash mbjella me oriz janë përdorur nga një punëtor fabrike i quajtur Tanyapong Jaikham, i cili ka krijuar me to art pamor në përmasa gjigande.

Jaikham, i cili është dhe artist, ka përdorur tokat e tij ku mbillet oriz për t’i shndërruar në një imazh të disa maceve.

Puna nisi që më tetor dhe përfshiu plot 200 njerëz për t’u përfunduar.

“Bima ndryshon ngjyrë gjatë rritjes së saj, kështuqë ishte e rëndësisshme të vendosnim me preçizion të lartë farat e ndryshme të orizit”-shpjegoi Jaikham.