Fotografitë e mëposhtme i përkasin viteve 1930-32 dhe tregojnë disa nga bukuritë e jugut të Shqipërisë. Fotot janë nxjerrë nga koleksioni i gjeografit austriak Ernst Nowack, i cili i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, në një ekspeditë të gjatë.
Fotot tregojnë Shushicën, Qafën e Llogarasë, Dhërmiun, Himarën e Palasën… në një kohë kur i vetmi mjet udhëtimi në Shqipëri, mbetej kali.