Foto spektakolare, fajkoi duke zbritur në pikiatë

Një fotograf autodidakt (vetëmësuar) ka arritur të shkrepë një foto mbresëlënëse, teksa një fajkua (kestrel) ka qenë duke fluturuar përballë tij.

Andy Maher nga Hayle i tha BBC-së se kishte dalë në natyrë për të shkrepur foto të zogjve kur pa një fajkua që po rrotullohej sipër tij.

Ai shpjegoi se fajkoi mandej zbriti në pikiatë drejt e në zonën ku po qëndronte Maher. Në këto çaste, fotografi arriti të shkrepë një seri me foto për të kapur çastin.

“Mund të fotografosh një zog duke fluturuar, gjë që nuk është e lehtë… por të kapësh një foto të ‘aksionit’ të këtyre zogjve është diçka e rrallë, veçanërisht kur një fajkua po vjen drejt teje”-tha fotografi.