Në orët e mbrëmjes në thuajse të gjithë Shqipërinë, temperaturat ranë mbi zero dhe vijojnë të mbeten të ulëta pavarësisht kohës me diell.
Por i ftohti nuk e ka ‘shqetësuar’ këtë të moshuar nga Vlora, e cila këtë të shtunë ka vendosur të dalë për plazh… e madje edhe të hyjë në det për t’u larë.
Top Channel e ka filmuar të moshuarën, e cila jashtë kamerave ka thënë se ndihet mirë me shëndet dhe se “deti të rinon”.