Fotolajm/ Pas Zubin Potokut e Leposaviqit, flamuri i Kosovës valëvitet në Zveçan

Pas heqjes së flamujve serbë e vendosjes së flamujve të Kosovës në komunat e Zubin Potokut e Leposaviqit, autoritetet kosovare kanë vendosur edhe në godinën komunale të Zveçanit, flamurin e Kosovës.

Veprimi është kryer këtë të shtunë në Zveçan, ndërsa në Zubin Potok e Leposaviq, ditën e djeshme.

Kujtojmë se të premten pati tensione të shtuara në afërsi të godinave komunale, atje ku grupe qytetarësh serbë u mblodhën për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur.