Fotolajm/ Portreti i një gruaje në valët e detit

Një fotograf britanik i quajtur Ian Sproat shkrepi një seri me foto të dallgëve që përplaseshin pranë një fari në brigjet e Sunderland.

Për habinë e tij, fotografi pikasi se në njërën foto, uji i përngjante fytyrës së një gruaje. Me t’u publikuar në rrjet, fotoja u bë virale.

Fenomeni në fjalë njihet gjerësisht me termin Pareidolia, ose thënë ndryshe aftësia e trurit tonë për të identifikuar forma të njohura (fytyra, kafshë, etj) në objekte të ndryshme.