Fotot dhe detajet, 19 vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

“Të humbësh jetën ende pa i bërë 20 vjeç”

Kështu shkruan media italiane në lidhje me një aksident rrugor që i mori jetën një 19 vjeçari shqiptar, i  identifikuar si Adenajd Hoxha.

Adenajdi ishte veçse pak kilometra larg shtëpisë së tij, kur ndodhi aksidenti që i mori jetën. I riu jetonte në Itali me familjen, ndërsa përplasja e rëndë ndodhi në zonën e Rovatos.

Foto Gabriele Strada /Neg © www.giornaledibrescia.it

Sipas rindërtimit të ngjarjes, i riu që udhëtonte me një Ford Focus ka kaluar për një moment në korsinë tjetër të rrugës, pikërisht në momentin kur aty kalonte një kamion transporti i rëndë. Drejtuesi i kamionit ka tentuar të evitojë përplasjen, por nuk ka patur asnjë mundësi. Mjetet janë përplasur, e mandej vetura e 19 vjeçarit është përplasur ashpër me murin në krah, rreth 30 metër më tutje.. Automjeti është kthyer në një grumbull me hekurishte

Foto Gabriele Strada /Neg © www.giornaledibrescia.it

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Media italiane thekson se rruga në atë momente ka qenë e mbushur nga copat e dy automjeteve të përplasura, ndërsa i riu shqiptar kishte mbetur i ngecur në makinë. Për 19 vjeçarin mjekët nuk mundën të bëjnë dot asgjë, pasi ai e kishte humbur jetën në vend.

Foto Gabriele Strada /Neg © www.giornaledibrescia.it

Hetimet vijojnë për të kuptuar arsyen që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës nga ana e shqiptarit, e spostimin e automjetit drejt kahut tjetër të rrugës. Drejtuesi i kamionit po ashtu mori lëndime dhe u shtrua në spital.