Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar këtë të premte fanellat e reja të kuqezinjve në rrugëtimin e kombëtares në eliminatoret e kampionati Europian.
Siç mund të shihet nga fotot e mëposhtme, risia e uniformës së re është shqiponja dykrenare, e cila është grafika dominante e fanellës.
Fanellat po ashtu kanë dhe një tjetër detaj interesant në pjesën e poshtme të tyre, atje ku ka një shirit të brendshëm me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”.