Të gjithë besimtarët muslimanë kanë pritur këtë të enjte ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, një kohë që i afron njerëzit më shumë me Krijuesin e Gjithësisë.
Për 30 ditët e ardhshme, muslimanët do të agjërojnë, duke zbatuar një prej 5 shtyllave kryesore të besimit islam. Al Jazeera ka publikuar disa foto nga një sërë vendesh të botës, të cilat po i përcjellim për lexuesin.