Fushë Krujë: Furgoni përplaset me makinën, një nga shoferët me urgjencë tek trauma

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Krujë, ku një veturë ‘Audi’ është përplasur me një furgon transporti për punonjës të një fasonerie.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shoferët. Drejtuesi i furgonit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës.

Në momentin e aksidentit në furgon nuk ka patur pasagjerë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e veturës dhe manovra e gabuar nga ana e furgonit.