Futbollistja e Marokut Nouhaila Benzina, e para femër që luan me hixhab në Kampionatin Botëror

Mbrojtësja e kombëtares së futbollit për femra të Marokut, Naouhaila Benzina, bëhet e para femër në histori e cila luan në një Kampionat Botëror me hixhab.

25 vjeçarja hyri në fushë në ndeshjen kundër Koresë së Jugut duke mbajtur shaminë.

Foto: AP/ James Elsby

“Nuk kam dyshim se shumë vajza muslimane do ta shohin Benzina-n dhe do të inspirohen prej saj, jo vetëm futbollistet, por edhe zyrtarët e aktorët e tjerë të sportit”-tha Assmaah Helal, një prej drejtueseve të Rrjetit sportiv për gratë muslimane.

Disa vite më parë  FIFA ndaloi përdorimin e shamive për arsye të “shëndetit e sigurisë”, një verdikt i cili u rrëzua në 2014 pa avokatisë së një sërë aktivistësh, atletësh e zyrtarësh sportivë.