Këtë të mërkurë ndalemi në historinë dedikuar një prej 5 Profetëve të dalluar tek Zoti i Gjithësisë, Pejgamberit Musa alejhi selam.
Elvisi: Ne kur flasim për Profetët në Kur’an, mundohemi të fjasim për pjesët esenciale dhe jo të ezauruara për koment. Ne do të kalojmë tanimë, nga përballja e Musasë me Faraonin, në çastin përfundimtar.
Në çastin kur çdo zullumqar, ka të njëjtin përfundim. Zoti në këtë botë lë njerëzit, i teston ato, por për zullumqarët, nuk ka asnjë shpëtim. Mësimi që marrim nga historia e Musait është që ne të jemi në rrugën e Pejgamberëve, në rrugën e veprës së mirë, sinqeritetit dhe maksimalisht, të mos t’i bëjmë padrejtësi kurrkujt.
Ka një transmetim që e thotë Pejgamberi Alejhi Selam. Është i frikshëm.
Pejgamberi thotë, për atë që tregon Allahu… “Unë jam Zoti i Botërave, Zoti i Madhështisë. Ia kam ndaluar veten time, t’i bëj krijesave të mia padrejtësi. Prandaj kujdes, askush të mos i bëjë padrejtësi askujt”
Pra, kur Zoti i Gjithësisë nuk bën padrejtësi, mos guxoni ju të bëni padrejtësi. Duhet të jemi shumë shumë të kujdesshëm në këtë aspekt. Prandaj, nëse do të begatohesh, të kesh jetë të gjatë e me lumturi, të jeni me rrisk, t’ju ketë i Madhi Zot në Përkujdesje… gjëja e parë dhe e fundit që na urdhëron Allahu, është të mos i bëjmë padrejtësi askujt.
Pas agumenteve të para që i thamë, Zoti i Gjithësisë sjell dhe 7 argumente tjera, që Faraoni të bëhej musliman. Ai vijoi me kokfortësi, me mendjemadhësi. Në takimin e fundit me Musanë, Faraoni i thotë… “Musa, nuk mendoj për ty veçse të jesh i falimentuar”
Musa i kthehet dhe i thotë… “Argumentet e qiejve dhe të tokës, ti në brendësinë tënde e di që janë prej Zotit të Gjithësisë… unë ty të mendoj, se ti do të jesh i shkatërruar”
Dhe ashtu ndodhi. Pasi Zoti i Gjithësisë solli 7 argumente tjera e bashkë me të parat u bënë 9, Faraoni i la ben israilët për të shkuar në atë që quhet ‘Toka e Premtuar’. Faraoni i lejoi me vendim, në pamje të parë. Por, Faraonit tanimë i kishte hyrë shejtani i mallkuar në shpirt. Ai mbledh ushtrinë dhe tenton t’i vrasë. Në çastin që ben israilët u arritën nga ushtria e Faraonit, kishte një problem…
Deti ishte në anë të majtë ku po kalonin, kurse në anën tjetër ishte një kodër, por një rrugëtim shumë i ngadaltë. Pra nëse kalonin atje, ata do të vriteshin pasi ushtria do t’i mbërrinte. Të gjithë njerëzit u trembën, të gjithë. Por Musa rrinte i qetë. Ai ishte në kulmin e besimit.
Ka thënë vetëm një fjali… “Zoti im është me mua, do të më japë drejtim, do të më japë shpëtim”.
Kur u afruan edhe pak më afër detit, i foli Zoti i Gjithësisë… “Drejtoje shkopin tënd ndaj detit dhe ai do të ngrihet, rruga do të hapet”
Izraelitët në këtë kohë ishin 12 fise. Nëse ju kujtohet kur diskutonim për Jakupin, ai kishte 12 fëmijë. Ashtu u shumuan ata dhe u bënë fise të mëdhaja.
Ndiqeni këtu rrëfimin e Elvisit, i cili ndalet në disa detaje interesante
Elvisi: Kur ben israilët kalojnë në krahun tjetër, Faraoni mbërriti tek bregu. Ka qenë e mençur prej tij, që të mos kalojë, por atë nuk e la mendjemadhësia, inati. Faraoni futet për të kapur Musën dhe benisrailët. Musa ka dalë i fundit në krahun tjetër, bregun tjetër
I Madhi Zot ka sjellë aty Xhebrail Eminin dhe ka thënë… “Musa, kur të duash ti, drejtoje prap shkopin dhe deti do të mbyllet”.
Ashtu ndodh. Faraoni me ushtrinë mbeten brenda.
Elvisi: Do të më thotë dikush që nuk beson… epo si u nda deti. Po mir, do t’ju bëj unë një pyetje… Më shpjegoni sesi janë krijuar detet, oqeanet, lumenjtë, burimet. Kush i krijoi këto dete e oqeane, po gjallesat që janë brenda tyre, të gjitha këto, rastësi janë?
Elvisi: Në Kur’anin Famëlartë, tregohet edhe një segment i fundit, pak para se Faraoni të japë shpirt. Ka dashur, shikoni sa dinak, ka dashur aty të kthejë.
Ka thënë, jo në Zotin e Musait, por ka thënë… “besova në Zotin e beisrailëve”.
Ëngjëjt që i kanë marrë shpirtin i kanë thënë… “Tani do të shprehësh besimin dhe krime të mëdha ke bërë përpara?”
I Madhi Zot nuk ia ka pranuar.
Në ajetin vijues në Kur’an thuhet… “Ti o Faraon do të përmbytesh dhe trupi yt do të mbesë dëshmi për brezat dhe popujt që do të vijnë pas”
Maurice Bucaille, i cili ka studiuar trupin e faraonit, ka thënë se ky trup, në elementët e tij, tregon se është përmbytur në të kaluarën. Shkencëtarët e kanë studiuar këtë, përfshi dhe Bucaille, i cili ka bërë një libër të njohur, quajtur “Kur’ani, Shkenca dhe Bibla
Në Kur’anin famëlartë thuhet se Faraoni do t’i prijë popullit të tij në Ditën e Gjykimit, dhe është i pari që do të futet në zjarr. Tre janë më të këqinjtë që ka parë historia botërore, 5 janë Pejgamberët më të mëdhenj.
Kush janë tre të këqinjtë. I pari është vetë Shejtani i Mallkuar, i dyti Dexhalli dhe i treti, Faraoni.