Gjendet e pajetë një grua 35 vjeçare në Liqenin e Fierzës

Një grua rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e të martës në bregun e liqenit të Fierzës. Trupi i saj është pikasur në orët e para të mëngjesit, në zonën e njohur si “Shtrazë”. Viktima është dërguar në morgun e Kukësit, ndërsa autoritetet punojnë për të gjetur identitetin e 35 vjeçares.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja të dhunës, kësisoj pista e parë e hetimit të çon tek vetëmbytja. Hetimi vijon për të hedhur dritë mbi rrethanat e humbjes së jetës së gruas.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.     

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.        

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.