Gjeni në muzikë, burri shpenzon pasurinë e babait të ndjerë për t’i blerë piano 11 vjeçarit

Një vit më parë, babai i katër fëmijëve Izaja Kofi dëgjoi disa tingujt muzikorë, që vinin nga bodrumi i shtëpisë. Kur zbriti poshtë, pa të birin 11 vjeçar i cili kishte gjetur një tastierë të vogël dhe po luante muzikë.

Babai mbeti i habitur dhe lot dolën nga sytë e tij. Djali 11 vjeçar i quajtur Xhud Kofi, është me autizëm… askush nuk e kishte mësuar të luante në instrument e pavarësisht kësaj, i biri po luante muzikë në tastierë.

Për Izaja Kofin kjo ishte një mrekulli, një bekim i ardhur nga Zoti.

Muajt kaluan dhe babai i bleu të birit një tastierë më të madhe, në mënyrë që ai të ushtrohej. Historia e 11 vjeçarit autik që dinte tw luante muzikw edhe pse askush nuk ia kishte mwsuar veglat, u bë pjesë e një kronike në një stacion televiziv.

Lajmin për vogëlushin, e pa krejt rastësisht një burrë i quajtur Bill Magnuson. Ky i fundit, me profesion kalibrues i instrumenteve muzikore, u prek e njëkohësisht u mahnit nga talenti i jashtëzakonshëm i 11 vjeçarit. Për hir të talentit të Xhudit, Bill Magnuson përdori kursimet e tij për t’i blerë 11 vjeçarit një piano profesionale, 15 mijë dollarëshe. Piano mbërriti në shtëpinë e familjes nga Gana, e cila kishte emigruar pak vite më parë në SHBA, për një jetë më të mirë. Gëzimi i 11 vjeçarit ishte i madh, ndërsa Bill Magnuson tashmë shkon çdo muaj për të ndjekur e mësuar të miturin.

“Për mua, ai vogëlush është pjesë e familjes”-tha për CBSnews Magnuson, ndërsa kur gazetari e pyet atë se çfarë emri i vë talentit të 11 vjeçarit, Bill përgjigjet shkurtimisht… “është një mrekulli”

Historia dhe fotot u publikuan nga CBS news, “On the Road”