Gjirokastër, bariu i moshuar gjendet pa shenja jete në malin e Çajupit

Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në malin e Çajupit në Gjirokastër. Policia njoftoi se 75 vjeçari ishte bari me banim në Delvinë.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Besohet paraprakisht se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Mëngjesin e sotëm, në malin e Çajupit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K. M., 73 vjeç (barí), banues në Delvinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 73-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.“-njoftuan autoritetet.