Gjirokastër: Kamioni me çimento bie në humnerë, ndërron jetë shoferi 31 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur fare pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër, ku një kamion që transportonte çimento ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia

Për pasojë, automjeti ka marrë flakë. Shofer i kamionit rezulton të jetë një shtetas i huaj në moshën 31 vjeçare, i cili fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njofton policia