Gjirokastër: Një grua gjendet e pajetë në liqenin e Viroit, detajet e para

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në orët e paradites në liqenin e Viroit në Gjirokastër. Dy kalimtarë të rastin kanë parë trupin dhe kanë njoftuar autoritetet.

Pas nxjerrjes së viktimës nga uji, autoritetet kanë sqaruar se gruaja është 66 vjeçare, banuese në Manalat dhe me historik të problemeve të shëndetit mendor.

Pas këqyrjes së trupit të pajetë, nuk janë gjetur shenja të dhunës, duke bërë autoritetet të besojnë se gruaja mund të jetë vetëhedhur në ujë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases I. K., 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.