Gjykata e Apelit në Britani rrëzon projektin e qeverisë, azilkërkuesit nuk do të dërgohen në Ruanda të Afrikës

Plani i qeverisë britanike për deportimin e azilantëve të paligjshëm drejt një kampi në Ruanda (Afrikë) është rrëzuar dhe konsideruar i paligjshëm nga Gjykata e Apelit në Angli.

Plani i arritur përmes një fature fillestare prej 140 milionë paundësh britanikë u arrit vitin e kaluar, teksa autoritetet britanike planifikonin të dërgonin në Ruanda mijëra azilkërkues që vinin në brigjet e saj, përfshi këtu dhjetëra shqiptarë që morën përsipër rreziqet e udhëtimit në kanalin anglez me varkat e trafikantëve.

(Kujtojmë se vitin që lamë pas, në median britanike bëri bujë thirrja e një nëne shqiptare, e cila i lutej autoriteteve britanike që të mos ia dërgonin të birin në Ruanda, pasi ajo frikësohej se djali do t’i jepte fund jetës.)

Këtë të enjte Gjykata e Apelit konkludoi se shteti afrikan nuk mund të trajtohej si një vend i sigurt i botës së tretë.

“Jemi të gëzuar me vendimin e gjykatës e cila argumentoi se Ruanda nuk ëstë një vend i sigurt për emigrantët”-ta Alison Pickup, drejtues i një grupi që ndihmon azilantët e u përfshi në çështjen gjyqësore.

Vendimi i gjykatës është një goditje e fortë për qeverinë e kryeministrin, të cilët përballët inflacionit të lartë dhe uljes së mbështetjes publike, ngriti një politikë mbi menaxhimin e shpejtë të problemit me numrat e lartë të emigrantëve të paligjshëm dhe azilantëve në Britani. Kryeministri Sunak krijoi një program 5 pikësh me elementin kryesor pikërisht ndalimin e rrjedhës së emigrantëve e azilantëve, një përpjekje për t’i dhënë pikë në garën për zgjedhjet e ardhshme në Britani.